“Mos e bëj më atë të lutem…”, Luizi i hidhet Kiarës në shtrat!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mos e bëj më atë të lutem…”, Luizi i hidhet Kiarës në shtrat!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prej dy ditësh Kiara dhe Luizi kanë qenë më të afërt me njëri-tjetrin. Spektakli i së martës dhe surpriza që Luizi kishte planifikuar për ditëlindjen e saj ndyshoi shumë qëndrimin e Kiarës ndaj Luizit. Kiara duket se nuk e ka më problem afrimitetin me Luizin. Këto dy ditë, ata janë përqafuar, puthur, madje Luizi edhe ka bërë ‘gjeste’ me Kiarën. Teksa kjo e fundit po rrinte shtrirë në krevat, Luizi iu hodh asaj lart.

Kiara: mos e bëj më këtë të lutem…mos…

 

Vetëm pak më parë në një bisedë me Efin, Kiara ka rikujtuar puthjen në buzë që i dha Olta para disa ditësh përpara Luizit. Për Kiarën ky nuk ishte një veprim normal, por thjesht nuk deshironte qe ta zmadhonte si gjest.

Në një bisedë mes disa prej banorëve, ku tema ishte si gjithmonë Luizi dhe ofendimet e tij, Efi iu drejtua Kiarës duke i thënë se shkaktare për këtë dhe sjelljen e tij është ajo, pasi sipas saj Kiara e toleron dhe e mbështet Luizin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE