Ndihmësi ideal në kantieret e ndërtimit është një robot!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndihmësi ideal në kantieret e ndërtimit është një robot!

Kompania “Boston Dynamics” nga Massachusetts ka publikuar së fundmi një video të robotit me dy këmbë, i cili vepron si një punëtor ndërtimi. Ai vrapon, kërcen, madje së fundmi mund të lëvizë edhe objekte, duke e bërë atë një ndihmës ideal në kantieret e ndërtimit. Në videon e fundit, roboti i quajtur “Atlas” shihet teksa vendosur objekte mbi skelë, mban një çantë me mjete, ndërsa kryen edhe kërcime mbi skela.

Është koha që Atlas të perfeksionojë aftësitë e tij. Ai ndërvepron me objektet dhe ndryshon drejtimin e lëvizjes duke u përshtatur qëllimit. Atlas ka vetëm dy gishta në duart e tij, njëri prej tyre i palëvizshëm, por sërish ai është i aftë të mbajë objekte të ndryshme.

Zhvillimi i teknologjisë dhe krijimi i robotëve me aftësi fizike që përputhem me ato të njerëzve ka qenë një sfidë e vazhdueshme dhe tashmë Atlasi po tejkalon aftësitë fizike të një njeriu mesatar. Së fundmi Microsoft ka krijuar një robot të inteligjences artificiale, i cili ka aftësinë të kopjojë emocionet dhe tonin e zërit të një personi në 3 sekonda. Siç raportohet nga techmonitor.ai , kompania njoftoi krijimin e “VALL-E” , i cili është i ngjashëm me chatbot-et në faqen e internetit Character.AI, por ka më shumë aftësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65806 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE