‘Ti e ke fajin që ai shan këtu…”, Efi akuzon Kiarën për sjelljen e Luizit!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Ti e ke fajin që ai shan këtu…”, Efi akuzon Kiarën për sjelljen e Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë në një bisedë mes disa prej banorëve, ku tema ishte si gjithmonë Luizi dhe ofendimet e tij, Efi iu drejtua Kiarës duke i thënë se shkaktare për këtë dhe sjelljen e tij është ajo, pasi sipas saj Kiara e toleron dhe e mbështet Luizin.

Nuk e kuptoj fare si mund të lejosh një njeri që ofendon dhe merresh akoma me të. Ti e ke fajin që ai ofendon këtu brenda. Vetëm faji jot, pikë…

 

 

Në spektaklin e kaluar menjëherë në nisje të tij, Arbana ka komunikuar se çfarë përmbante zarfi i zi i ardhur para disa ditësh brenda shtëpisë, ku për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime-in’ e kaluar nga Kejvina drejt Luizit, gjë nga e cila Vëllai i madh ka marrë vendimin e skualifikimit të Kejvinës nga shtëpia e ‘BBV2’, vendim i marrë që atë natë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65234 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE