E bleu para disa vitesh por nuk e përdori kurrë, koleksionisti nxjerr në ankand Ferrarin “akull të ri”!

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E bleu para disa vitesh por nuk e përdori kurrë, koleksionisti nxjerr në ankand Ferrarin “akull të ri”!

Të blesh një Ferrari dhe ta përdorësh shumë pak, është diçka më e zakonshme sesa mund të mendoni. Por, rasti që do ju tregojmë është shumë i rrallë. Një koleksionist në Hong-Kongu, i cili bleu një Ferrari F430 Scuderia në vitin 2009, nuk e ka përdorur kurrë këtë makinë dhe tashmë e ka nxjerrë në ankand.

Ai e futi në garazh, në temperaturë dhe lagështi optimale dhe e la aty, pa e nxjerrë kurrë në rrugë përgjatë 14 viteve. Tani, në ankand, pritet të shitet për 170 mijë deri në 200 mijë euro. Kjo makinë Ferrari F430 Scuderia ka kushtuar mbi 220 000 euro.

Rikujtojmë, se Ferrari ka prezantuar një supermakinë, me një motor prej 1000 kuajsh fuqi, por që nuk mund të blihet nga askush. Arsyeja është se marka e famshme italiane e ka “prodhuar” këtë mjet vetëm për 25-vjetorin e video-lojës Gran Turismo. Ferrari Vision Gran Turismo ka një pamje të jashtme shumë të “egër”, kjo edhe për faktin se krijuesit e saj nuk kanë pasur kufizimet që kanë kur prodhojnë një Ferrari të vërtetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE