Mos u entuziasmoni nëse keni vendosur të jetoni vetëm sepse asgjë nuk është “fushë me lule”, studim i fundit!
Sipas një studimi të publikuar në “Frontiers in Psychiatry”, të jetosh vetëm rrit shumë shanset për të vuajtur nga depresioni. Si fillim duhet të dini që ka dy lloje vetmish që janë vetmia sociale që ka të bëjë me vështirësinë e të bërit miq si dhe vetmia emocionale që ka të bëjë me vështirësinë për të patur marrëdhënie personale që të japin kënaqësi.
Vetmia lidhet me një numër të madh tendencash dhe sjelljesh, por një pasojë tjetër që lidhej ndjeshëm me të ishte depresioni. Ekspertët thonë se të qënit i vetmuar ka pasoja negative që vijnë si rrjedhojë e pasojave mendore. Për shembull dhimbjet fizike ndihen më shumë, diabeti, problemet kardiovaskulare, e deri tek vdekjet e parakohshme. Të jetosh vetëm në ditët e sotme ka nisur të kthehet në normë.
Sot shohim një numër të madh njerëzish të cilët jetojnë vetëm dhe nuk kanë qënë kurrë të martuar ose të divorcuar. 1 në 3 veta në botën perëndimore jeton vetëm. Pas përfundimit të studimeve rezultoi se jetesa vetëm rriste me 40% shanset për të vuajtur nga depresioni. U vu re se kjo prekte më shumë burrat sesa gratë, të vjetrit më shumë se të rinjtë dhe qytetarët e zonave rurale se ato të zonave urbane.
Ata që jetojnë vetëm në krahasim me ata që jetojnë me të tjerë, mund të jenë në gjendje më të keqe financiare, kanë më pak kontakte sociale, më pak mbështetje sociale, janë në gjendje më të rënduar fizike dhe mendore dhe stili i jetesës lë për të dëshiruar.
Së fundmi një studim i ri me gati gjysmë milioni njerëz ka gjetur rrënjët gjenetike të vetmisë. Këto gjetje gjithashtu kanë treguar se disa variacione të gjeneve janë të lidhura me aktivitete sociale siç janë dalja nëpër bare. Këto gjetje janë publikuar në gazetën “Nature Communications”.