Ngacmim seksual ndaj dy të miturave, “Arrest me burg” mësuesit të fiskulturës në Tepelenë!

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngacmim seksual ndaj dy të miturave, “Arrest me burg” mësuesit të fiskulturës në Tepelenë!

Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 40 ditë për mësuesin e fiskulturës, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në mjediset e shkollës. 59-vjeçari K.L. do të transferohet në paraburgim për të vuajtur dënimin sapo të lërë ambientet e spitalit pasi u dhunua nga disa të rinj, mes të cilëve vëllai i njërës prej nxënëseve. Mësuesi nga Tepelena u ndalua dje e në dëshminë e dhënë për mediat, u shpreh se nuk i njihte personat që e dhunuan dhe se ai hyri në automjetin e tyre pasi e ftuan për të konsumuar një kafe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarjen e ndodhur në datën 16.01.2023, në vendin e quajtur “Zona industriale”, Tepelenë, ku disa shtetas kanë goditur me mjete të forta shtetasin K. L., 59 vjeç, banues në Tepelenë (mësues), kanë ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin: A. G., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vetëgjyqësia”. Vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë ndalimi i shtetasit të dëmtuar K. L., 59 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi pezullimin e tij nga puna, deri në përfundim të hetimeve. Po ashtu, të miturës i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE