Provoni shurupin e hurmave nëse doni t’i thoni “lamutmirë” kollës!

vovalbania January 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Provoni shurupin e hurmave nëse doni t’i thoni “lamutmirë” kollës!

Moti i ftohtë sjell edhe ftohje të shpeshta të cilat kryesisht manifestohen me dhimbje të fytit, me kollë të fortë dhe me hundë të bllokuara. Para se të merrni ilaçe, provoni ta lehtësoni problemin me ilaçe natyrale. E gjitha që ju nevojitet janë hurmat. Hurmat përmbajnë kalium, që është ndër mineralet më të rëndësishme i pranishëm në trupin e njeriut.

Krahas kësaj, përmbajnë fibra, magnez, antoiksidantë, bakër dhe vitaminë B. Hurmat janë një ushqim me veprim më të fortë kundër parazitëve, lidhin, shkatërrojnë dhe largojnë parazitët nga organizmi nëpërmjet aparatit tretës. Përbërësit që ju duhen janë 1 filxhan me hurma dhe 2 gota ujë.

Pritini hurmat në copa më të vogla, më pas vendosini në një tenxhere me ujë dhe lërini të zhytura në ujë për gjysmë ore. Pas kësaj, zieni ujin dhe ziejini hurmat të mbuluara në zjarr të ulët për rreth 20 deri në 30 minuta. Kur të jenë pjekur i ftohni pak dhe më pas i përzini. Për të marrë shurupin e hurmës pa tul, kullojeni.

Ndërkaq, nëse këto ditë keni kollë dhe ju ka zënë gripi ka një zgjidhje. Prisni një qepë në 4 pjesë dhe mbulojeni me 3 gota ujë. Qepat të pritet së bashku me lëkurën për ta bërë sa më efektive. Më pas lëreni të gatuhet në zjarr të ulët derisa të avullojë gjysma e lëngut, kullojeni dhe pijeni të ngrohtë. Shija e çajit të përgatitur në këtë mënyrë është e ëmbël dhe e këndshme dhe sipas dëshirës mund të ëmbëlsohet me mjaltë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE