Shmagni tarifat e larta të palestrës, ja mënyrat më të mira dhe me pak kosto për të qëndruar në formë!
Nëse doni të mbani veten në formë, nisja e palestrës është shpesh pika fillestare, por presionet financiare të shkaktuara nga kriza e kostos së jetesës nënkuptojnë se për shumë persona, angazhimi për një tjetër shpenzim të madh mujor nuk është thjesht një opsion.
Në të vërtetë, një studim i botuar këtë muaj zbuloi se më shumë se një e treta e konsumatorëve kanë hequr dorë nga anëtarësimet në fitnes për arsye parash. Gjenerata Z goditën më rëndë, me gjysmën e 25-34-vjeçarëve që anuluan anëtarësimin, duke u rritur në 56% për 18-24-vjeçarët, sipas sondazhit.
Por “oreksi” për t’u përshtatur dhe për të marrë pjesë në aktivitete është ende aktual. Në dhjetor, shitësit e rrobave sportive patën muajin e tyre më fitimprurës që nga marsi i kaluar, me shitjet që u rritën me 3.5%, sipas të dhënave të publikuara këtë javë. Raporti thotë se pothuajse një e treta e atyre që kërkojnë mënyra me kosto efektive për të filluar rezolucione të reja po kërkojnë të marrin forma “falas” të stërvitjes, si vrapimi ose ndjekja e stërvitjeve në YouTube. Këtu, ne shikojmë se si të qëndrojmë në formë pa kosto ose me kosto të ulët.
1.Merrni iniciativën
Çdo gjë realizohet nëse ju i vendosni vetes tuaj një qëllim të caktuar dhe të punoni që ta bëni atë realitet. Nëse jeni të vendosur të merreni me një sport specifik, ia vlen të merrni iniciativën dhe të vendosni ta nisni. Mjafton që të pyesni në klube të ndryshme sportive, për shembull klubet e tenisit. Ata janë veçanërisht të prirur për të ndihmuar anëtarët e rinj në këtë sport. Por gjithçka varet nga sporti juaj i preferuar.
2.Dilni jashtë në natyrë
Vishuni mirë këtë sezon të ftohtë dimri dhe drejtohuni në hapësirën tuaj të gjelbër lokale për disa ushtrime falas ose me kosto të ulët. Mbani një sy për organizimet publike të pingpongut dhe palestrat në natyrë, si dhe fusha basketbolli dhe tenisi. Këto janë shpesh falas për t’u përdorur, megjithëse me disa mund të ketë një tarifë të vogël. Zakonisht do t’ju duhet të merrni pajisjet tuaja. Nëse jeni mjaft të guximshëm për t’i dhënë mundësi notit në bregdet, është diçka që mund ta realizoni pa anjë kosto. Nuk do të keni nevojë për ndonjë pajisje.
3.Ndiqni klasa virtuale
Klasat virtuale përmes aplikacioneve, YouTube dhe platformave të fitnesit janë ndoshta opsioni më ekonomik, në varësi të hapësirës dhe vetë-motivimit që keni. Podkasti pa pagesë ‘NHS Couch to 5K’ është një opsion popullor. Ka gjithashtu video ushtrimesh falas për pilates dhe yoga, rezistencë dhe gjimnastikë. YouTube ka një bollëk videosh stërvitore sportive me qasje të lirë dhe seanca stërvitore për t’u përfshirë, pavarësisht nëse shpresoni të filloni boksin ose zumbën. Aplikacioni ‘Better at Home’ ofron gjithashtu 600 klasa ushtrimesh virtuale falas.
4.Investoni në pajisje sportive personale
Shmangni investimin në pajisje të shtrenjta nëse mendoni se angazhimi juaj ndaj një regjimi të ri fitnesi mund të lëkundet. Në afat të shkurtër, pyesni miqtë dhe familjen nëse kanë pajisje të vjetra, të tilla si pesha ose gira, që mund t’i huazoni. Shanset janë që dikush që njihni ka investuar në disa, i motivuar nga qëllimet e vitit të ri dhe nuk i ka përdorur më kurrë. Faqe të tilla si ‘eBay’, ‘Vinted’ dhe ‘Preloved Sports’ ofrojnë veshje dhe pajisje sportive të përdorura. Në shumë raste artikujt nuk do të jenë veshur kurrë.