Vetëm dy shishe birrë në javë, ekspertët thirrje popullatës!

vovalbania January 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëm dy shishe birrë në javë, ekspertët thirrje popullatës!

Ekspertët britanikë i kanë bërë thirrje popullatës që të zvogëlojnë marrjen e alkoolit në vetëm dy shishe birrë në javë. Ekspertët e shëndetësisë kanë deklaruar se zero pije alkoolike është e vetmja sasi vërtet e sigurt për shëndetin tuaj. Zyrtarët thanë se për këdo që zgjedh të kundërshtojë udhëzimet strikte, konsumimi i deri në dy pije standarde është ‘rrezik i ulët’. Por kritikët e kritikuan këtë duke e etiketuar ekstreme.

Rekomandimi i dy pijeve në javë, ekuivalent me 3.5 njësi në Mbretërinë e Bashkuar është shumë larg rekomandimit të mëparshëm të vendosur në 2011-n, jo më shumë se 10 pije në javë për gratë dhe 15 pije në javë për burrat. Pirja e tre deri në gjashtë gota në javë u jep njerëzve një ‘rrezik të moderuar’ për të vuajtur efektet e dëmshme të alkoolit të tepërt.

Konsumimi i shtatë ose më shumë pijeve çdo javë i vë njerëzit në rrezik gjithnjë e më të lartë. Megjithatë, shumë studime kanë sugjeruar se një gotë verë ose litër birrë në ditë mund të shmangë një sërë sëmundjesh. Shkencëtarët pajtohen se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë dhe të rrisë presionin e gjakut. OBSH vlerëson se alkooli vret 3 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.

Ndërkaq, lufta kundër veseve është një betejë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe konkretizohet më së miri në paralajmërimet, shpesh herë edhe vizuale, të sëmundjeve që mund te shkaktojë pirja e duhanit. Por ka disa raste kur veset janë edhe pjesë e kulturës së një vendi dhe kjo ka bërë që iniciativa e Irlandës për të vendosur paralajmërime të tilla edhe në shishet e verës dhe birrës po shkakton protesta në vende si Italia, Franca dhe Spanja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE