Sondazhi i TAR/Cili banor i shtëpisë së “BBV2” mendoni se do të largohet?!

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Cili banor i shtëpisë së “BBV2” mendoni se do të largohet?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Çdo ditë ndodh diçka, një diskutim i ri, një debat i ashpër apo edhe sfida të reja pafund. Disa banorë të rinj trokasin në derën e shtëpisë së “BBV”, ku mund të përemendim këtu mbrëmjen e djeshme hyrjen e Valbona Memës dhe Xhonatan Islamit. Por përveç hyrjeve të reja ka edhe eleminime. Gjatë spektaklit mbrëmë pas mbylljes së votimit, banori që la shtëpinë ishte Ronaldo Sharka.

Pas nominimeve lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh.  Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Olta (63%), Ronaldo (19%), Kristi (12%), Efi (4%) dhe Luiz (2%).

 

Duke ndryshuar krejtësisht temë, do të ndalemi pak tek horoskopi për sondazhin e ri. Ndryshe nga Viti i Ri tek ne, kinezët janë ndryshe dhe festojnë atë më vonë. Viti i Ri kinez njihet si Viri i Ri Hënor, ose Festivali i Pranverës dhe kuptimi i festivalit është që familjet të vijnë së bashku dhe t’i urojnë njëri-tjetrit paqe dhe prosperitet. Është interes i madh për çdo vit se çfarë kafshe është.

Një kafshë zodiake në kalendarin hënor-diellor kinez përfaqësohet çdo vit. Njerëzit thuhet se kanë tipare të ngjashëm të personalitetit me kafshën pas së cilës kanë lindur. Datat për vitin e ri kinez ndryshojnë çdo vit pasi bazohet në kalendarin hënor dhe normalisht bie në mes të 21 janarit dhe 20 shkurtit. Duke qenë se jemi në fillim të vitit të ri kinez dhe ky vit është ai i lepurit, pyetja e ngritur për sondazhin është: “A besoni tek horoskopi kinez?” Për të votuar kliko këtu. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE