Gjithçka që duhet të dini për “Met Gala 2023”!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka që duhet të dini për “Met Gala 2023”!

Të ftuarit në “Met Gala 2023” duhet të vishen për nder të një prej stilistëve më të rëndësishëm në historinë e modës. Siç u njoftua së fundmi, Met Gala e këtij viti i kushtohet trashëgimisë së mendjes më pjellore të modës, Karl Lagerfeld, një stilist, veshja e të cilit u bë absolutisht ikonë. Me “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, Andrew Bolton, kurator përgjegjës i Institutit të Kostumeve dhe bashkëpunëtorja e gjatë e Lagerfeld, Amanda Harlech, këshilltare krijuese e ekspozitës, do të përpilojnë karrierën e stilistit në rreth 150 pamje.

Është një moment ku të gjithë të ftuarit të nderojnë një nga figurat më të mëdha të modës. Lagerfeld ka bashkëpunuar për shumë shtëpi të modës, duke përfshirë Balmain, Patou, Chloé, Fendi, Chanel dhe markën e tij me emër, që do të thotë se ka një koleksion të pasur materialesh, epokash dhe estetike për të marrë frymëzim.

Përveç kodit të veshjes për ‘MET Gala 2023’, janë shpallur edhe mikëpritësit e eventit të këtij viti, ku përveç Anna Wintour, do të jenë aktorja dhe skenaristja Michaela Coel, aktorja spanjolle Penélope Cruz, kampioni botëror i tenisit Roger Federer dhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. MET Gala zhvillohet çdo të hënë të parë të majit, që është 5 maji i këtij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE