I jep fund jetës autori i sulmit që përgjaku Kaliforninë!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I jep fund jetës autori i sulmit që përgjaku Kaliforninë!

Policia e Kalifornisë identifikoi autorin e sulmit me 10 të vrarë e po aq të plagosur, dje në Monterey Park pranë Los Anxhelosit. Huu Can Tran 72-vjeç u gjet i pajetë në një furgon të bardhë dhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.  7 nga të lënduarit vazhdojnë të marrin mjekim në spital, disa në gjendje kritike. Policia amerikane po heton motivin e sulmit që përkoi me festimet e Vitit të Ri Hënor në qytetin me popullatë kryesisht aziatike.

Për ngjarjen e një dite më parë, më e fundit e një serie të ngjashme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku janë të forta debatet lidhur me kontrollin e armëve u raportua se agjentët ndërhynë menjëherë sapo morën njoftim. Autori u largua dhe më pas i dha fund jetës.

Sa i përket viktimave, shumica ishin të moshave mes 50 e 60-vjeç, madje disa edhe më të moshuar. Më herët, zyrtarët konfirmuan se pesë gratë dhe pesë burrat që u vranë ishin me origjinë aziatike.

Monterey Park gjendet 13 kilometra në lindje të Los Anxhelos. Ky qytet ka afro 60 mijë banorë dhe është shtëpi e një komuniteti të madh aziatik.

Festivali vjetor për Vitin e Ri Hënor zgjat një javë dhe më herët ka mbledhur mbi 100 mijë vizitorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE