Presidenti bullgar me kancelarin austriak vizitojnë kufirin e Bullgarisë me Turqinë!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti bullgar me kancelarin austriak vizitojnë kufirin e Bullgarisë me Turqinë!

Mediat bullgare shpërndanin sot imazhe të presidentit Rumen Radev që bashkë me kancelarin austriak Karl Nehammer uleshin me helikopter në Elhovo, për inspektime në kufirin problematik me Turqinë.

Kancelari Nehammer erdhi për vizitë në Bullgari për të zgjidhur çështjen e kundërshtimit të Austrisë për aderimin e Sofjes në zonën Schenghen prej shqetësimeve të fluksit të emigrantëve.

Bullgaria thotë se ka përmirësuar ndjeshëm organizimin e mbrojtjes në kufirin me Turqinë, me sisteme të reja teknike dhe trajnime të reja të oficerëve kufitarë.

Presidenti Radev tha në konferencën e përbashkët të shtypit me kancelarin se emigracioni ilegal mbetet një sfidë për Bullgarinë dhe Evropën, prandaj dhe po bëhen përpjekje serioze për sfidën.

Në Elhovo, dy liderët vizituan drejtorinë rajonale të policisë kufitare, qendrën e koordinimit dhe ambjentet ku mbahen emigrantët e kapur ilegalë.

Bullgaria ka humbur katër oficerë të policisë kufitare në katër muaj dhe të tjerë janë plagosur në përpjekje, tha presidenti.

“Ne përballemi me banda të organizuara kriminale të trafikut, që kanë lidhje ne disa vende anëtare të BE”, shtoi ai, duke përmendur dhe mbështetjen e marrë për çështjen, në një takim me presidentin turk Erdogan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE