Erdogan bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO pas djegies së kuranit
Turqia ka bllokuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas zhvillimeve të cilat Ankaraja zyrtare i ka konsideruar si blasfemike, shkruan BBC.
Tensionet mes dyja shteteve vijnë pasi disa protestues në Stokholm dogjën një kopje të Kuranit dhe në një manifestim tjetër varën me kokë poshtë një manikin me fytyrën e presidentit Erdogan.
“Është mjaft e dukshme se ata që lejojnë një blasfemi të tillë përballë ambasadës sonë nuk mund të presin mbështetjen tonë për anëtarësimin e tyre në NATO. Qeveria e Suedisë nuk ka nevojë që të na përmendë të drejtat dhe liritë.
Nëse ju vërtetë respektoni të drejtat dhe liritë, fillimisht duhet të respektoni Republikën e Turqisë apo besimet fetare të myslimanëve.
Nëse ju nuk tregoni aq respekt, më vjen keq, nuk mund të keni ndonjë mbështetje nga ne, sa i përket anëtarësimit në NATO”, deklaroi Erdogan.