Fjoralba Ponari na prezanton për herë të parë me motrën e saj!
Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Fjoralba poston shumë rrallë foto dhe video me familjarët e saj, ama vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar në Instagram një foto, duke na prezantuar për herë të parë me motrën e saj më të vogël dhe mund të themi se duken “si dy pika ujë”. Në foto Fjoralba shkruan:
dashuri motrash
Fjoralba dhe Einxhel janë shoqe shumë të mira prej kohësh tashmë dhe kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Einxhel ka rreth1 muaj që është bërë nënë e një vogëlushi me emrin Trev e së fundmi në Instagram ka qarkulluar një foto e Fjoralbës, e cila duket duke mbajtur në krahë Trevin e vogël dhe duke e ushqyer me qumësht.
Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Vetëm pak më parë Fjoralba ka postuar në Instagram një foto me partnerin e saj të zemrës, i cili e mban atë mbi shpinë.