Korrupsioni nga ish zyrtari i FBI-së, Berisha: McGonigal kishte lidhje me Edi Ramën

vovalbania January 24, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Korrupsioni nga ish zyrtari i FBI-së, Berisha: McGonigal kishte lidhje me Edi Ramën

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama pasditen e së martës për lidhje me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal.

Ky i fundit është vënë në pranga të shtunën ndërsa kthehej nga një udhëtim në Europë për korrupsion pasi akuzohet të ketë marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe një përfaqësues i një oligarku rus, Oleg V. Deripaska.

Sipas Berishës, në aferën e McGonigal është i përfshirë kreu i qeverisë Edi Rama, dy lejtnantë kryesorë të kryeministrit, ish-zyrtari i lartë i qeverisë, aktualisht këshilltar Dorian Duçka dhe ish-oficer i policisë sekrete Agron Neza.

Sipas asaj që deklaron kryedemokrati, disa muaj më parë, juria e San Franciskos ka “urdhëruar që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.”

Dje dhe sot, mediat më të mëdha në botë, kanë informuar publikun e SHBA, publikun e Europës dhe botës se McGonigal, zyrtari më i lartë në historinë e FBI, u arrestua ditën e shtunë, në aeroportin JFK, në Nju Jork, teksa kthehej nga një udhëtim në Europë.

Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar, lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse.

Charles McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Mueller, ish-drejtorit të FBI, për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por, FBI, gradualisht gjeti se ky vetë, shef i kundërinteligjencës së metropolit të SHBA, Nju Jorkut, kishte lidhje të sëmura ruse.

Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza.

Disa muaj më parë, juria e madhe, e San Françiskos, urdhëron, pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të poshtëshënuar:

Qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdoi punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri. Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë.

Ka edhe për qeveri të tjera të Ballkanit, por emrat janë vetëm për shqiptarët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65742 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE