Mediat britanike: Si kartelet e drogës po stërvisin shqiptarët, imitojnë mafian italiane
Gangsterët shqiptarë po vërshojnë në Britani përmes marrëdhënieve të krijuara me kartelet e drogës pas imtimit të mafies italiane, shkruajnë mediat britanike.
“The Sun” i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare të drogës në Britani, të cilat po dominojnë tregun e trafikut të kokainës. Artikulli tregon se si të huajt kanë krijuar lidhje të rëndësishme me kartelet e drogës, si ato të Amerikës Latine.
“Frielances” në Amerikën Latine janë në konkurrencë të përgjakshme me njëri-tjetrin për të punuar si ndërmjetës për të zgjidhur marrëveshjet midis bandave në Britani dhe karteleve.
Nuk dihet saktësisht se çfarë kontakti kanë bandat në Britani me me ato amerikanet, por shqiptarët që jetojnë në Amerikën Latine thuhet se janë lidhja mes tyre.
“Marrëdhënia e tyre është e suksesshme. Pavarësisht disa vrasjeve, ajo ka qenë shumë e suksesshme. Fakti që ne shohim shumë dërgesa që mbërrijnë në Europë, të cilat shqiptarët i kanë nën kontroll, tregon se është në funksion.
Është një lidhje e fortë dhe e vendosur mes shqiptarëve dhe karteleve. Shumë solid dhe i vendosur mirë”, ka thënë një ekspert i bandës së drogës për “The Sun”.
Bandat e Amerikës Latine u dërgohet e gjithë droga dhe më pas janë ata që do t’i furnizojnë bandat e tjera britanike, duke përmbytur rrugët e Britanisë.
Eksperti shtoi se është e mundur që bandat britanike të mos kenë lidhjet e tyre me kartelet, sepse kalojnë përmes gangsterëve shqiptarë.