Balina Bodinaku reagon ashpër ndaj Olta Gixharit, zbulon disa sekrete për të
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Balina Bodinaku reagon ashpër ndaj Olta Gixharit, zbulon disa sekrete për të](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/01//balina-bodinaku-reagon-ashper-ndaj-olta-gixharit-zbulon-disa-sekrete-per-te.jpg)
Balina Bodinaku, ish-opinionistja e BB, ka folur për dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, Luizin dhe Oltën.
Teksa Luizin e quajti lojtarin më të fortë, për Oltën Balina kishte disa vërejtje duke u shprehur se brenda shtëpisë nuk po tregon personin e qeshur dhe sociale siç është jashtë.
“Që në fillim kur hyri dhe u përmend emri i saj e quajtëm pretendente kryesore. Olta hyri me qëndrimin e një personi që fitoren e kishte në xhep dhe askush dhe asgjë nuk mund t’ia hiqte.
Kush e njeh nga jashtë Oltën e tregon si një vajzë shumë të qeshur, sociale, spontane, gjë që nuk po e shohim në shtëpinë e Big Brother.
Po shohim ekzaktësisht të kundërtën dhe mendoj se ky tjetërsim i Oltës brenda shtëpisë mund të vijë edhe nga fakti që ajo është e ndërgjegjshme për atë që është, një aktore e njohur, shumë mediatike dhe për këtë arsye ajo meriton çmimin më shumë se kushdo tjetër.
Është pikërisht ky besim që mendoj e ka bërë atë të shfaqet agresive dhe arrogante jo vetëm me banorët brenda shtëpisë, por arrogante dhe sfiduese deri me produksionin”, u shpreh Balina.