Dhunohet gazetari në Lezhë! Autorët godasin dhe gruan e tij që hyn për ta ndihmuar

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhunohet gazetari në Lezhë! Autorët godasin dhe gruan e tij që hyn për ta ndihmuar

Gazetari Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij. Gazetari Hila ka bërë kallëzimin në Polici dhe tashmë dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, janë shpallur në kërkim.

Gazetari i Report Tv është dhunuar për shkak të detyrës dhe gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar ditën e sotme për Fran Amerin. Ky i fundit u dënua me një vit burg pasi kishte prodhuar kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Ameri u gjet fajtor për veprën penale “Falsikim Dokumentesh”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65754 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE