I njohur për varfërinë dhe luftën por kjo nuk e pengon Afganistanin të prodhojë makinën e parë sportive!

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I njohur për varfërinë dhe luftën por kjo nuk e pengon Afganistanin të prodhojë makinën e parë sportive!

Detaje dhe pamje të reja janë publikuar nga makina e parë sportive e prodhuar në Afganistan. Makina e prodhuar nga kompania Entop, e quajtur Mada 9, është komentuar pafund teksa ka bërë xhiron e rrjetit, pasi vjen nga një vend i njohur për varfërinë dhe luftën e jo për makinat luksoze.

Në vend të makinave të shtrenjta, në rrugët e Afganistanit sheh më shumë Toyota, pasi ato janë më të lira. Dashuria e talebanëve për Toyota-n daton në mesin e viteve 1990, atëherë kur militantët vranë presidentin, teksa ishin në një makinë Toyota Hilux. Kjo është reflektuar edhe në supermakinën Mada 9, e cila ka një motor me katër cilindra, i njëjti i përdorur në Toyota Corolla.

Ghulam Haidar Shahamat, kreu i Institutit Profesional Teknik të Afganistanit, tha se motori i Corolla-s është modifikuar dhe ai është shumë më i fuqishëm. Për ndërtimin e kësaj makine ka punuar një ekip prej 30 inxhinierësh. Kompania Entop ka thënë se së shpejti do të dalë edhe një version elektrik i makinës, ndërsa aktualja do të dalë fillimisht në shitje në tregun vendas e më pas do të synojë edhe atë global. Megjithatë, deri tani talebanët kanë qëndruar në heshtje në lidhje me shpejtësinë maksimale dhe fuqinë e makinës së tyre të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE