Nga pirunët e deri tek pipat, burri thyen nëntë rekorde botërore për vendosjen e çdo objekti në mjekër!
Një burrë nga SHBA ka arritur të thyejë plot nëntë rekorde botërore për vendosjen e çdo objekti në mjekër, nga pirunët deri te fijet e kashtës. Joel Strasser i siguroi titujt pasi kishte vendosur gjëra të ndryshme në mjekrën e tij.
Gama e çuditshme e artikujve të vendosura përfshin gjithçka, nga kruajtëse dhëmbësh, kashtë, shkopinj dhe bukë për Krishtlindje. Madje ka pasur edhe pirunë, kapëse rrobash dhe lapsa që të gjitha kanë gjetur shtëpi të përkohshme brenda mjekrës së tij.
Joel është më i njohur për sfidën e tij të stolisjes së mjekrës me dekorime të Krishtlindjeve, një rekord që ai e ka siguruar katër herë. Vitin e kaluar ai arriti që në mjekrën e tij të varte plot 710 dekorime.
Strasser thotë se ai vetë-identifikohet si një “i çuditshëm”, por kjo cilësi e tij tani i ka fituar atij një varg rekordesh. Ai filloi të vendoste lapsa në mjekër për t’u siguruar që studentët e tij të ishin të vëmendshëm në klasë. Ai u shpreh:
Unë ecja nëpër klasë kur nxënësit nuk po i kushtonin vëmendje orës mësimore dhe thjesht do të fusja gjëra në mjekër.
Një nxënës, i cili vuri re hobin e tij të çuditshëm, i tha atij se duhej të përpiqej të siguronte rekorde botërore. Dhe që atë kohë ashtu ndodhi, Joel siguroi plot nëntë rekorde.