“Nuk arrita të futem dhe unë në atë luftë…” Eni Tare përshkruan eksperiencën e tij në BBV!

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk arrita të futem dhe unë në atë luftë…” Eni Tare përshkruan eksperiencën e tij në BBV!

I ftuar në episodin e sotëm të “Pardon My French” ishte Eni Tare. Banori më i fundit i eleminuar nga shtëpia e BBV, Eni përshkroi rrugëtimin e tij magjik në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, komentoi banorët e tjerë dhe foli më shumë për rrëfimin e tij të sinqertë të mbrëmjes së kaluar. Por kur lindi dëshira e Enit për të qenë pjesë e BBV?

Ka qenë Big Brother ku mori pjesë Bjordi. Që nga ai moment mua më hipi dëshira dhe doja ta realizoja. U kthye në ëndërr për të qenë pjesë e një reality show si BBV.

Por si ishte ky rrugëtim për të?!

Kam qenë pjesë e televizionit, jam marrë edhe me modeling. Ishte një terren i fortë, lufërash. Nuk arrita të futem dhe unë në atë luftë. Banorët prisnin që unë të tregoja diçka nga vetja ime. U përpoqa që nëpërmjet disa banorëve të tjerë, Ronaldos apo Teas, të përcillja të njejtin mesazh te banorët që nuk më pyesnin se çfarë bëja unë, me çfarë merresha…

A do ndryshonte diçka Eni në lojën e tij në BBV?!

Loja ime do ishte po e njejtë në aspektin e vërtetësisë, sjelljes, ajo që do ndryshoja do ishte ky emocioni dhe ky ngurtësimi që më kapi për shkak të kamerave. Po të isha futur që në fillim, ndoshta gjërat do ishin ndryshe. Kur jam futur unë, ishte një situatë e përqëndruar te Luizi, jo te banorët e rinj. Kjo më penalizoi sepse ajo situatë vazhdoi për ditë me radhë. Unë nuk kam qenë pjesë e debateve më përpara dhe nuk mund të flisja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE