COVID19, 11 qytetar të infektuar dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku njoftohet se pas 464 testimeve, kanë rezultuar të infektuar me Covid19, 11 qytetarë ndërsa nuk ka asnjë humbje jete gjatë këtij harku kohor.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë dhe janë 133 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,472 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i Plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 464 testime, 11 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit
26 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:
3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë.
Janë 133 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,472 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 26 Janar 2023)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 383
Testime totale 2,029,256
Raste pozitive 333,201
Raste të shëruara 329,472
Raste Aktive 133
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 104
Fier 13
Vlorë 9
Lezhë. 2
Gjirokastër. 2
Berat. 1
Shkodër 1
Korçë. 1