Kësaj i thonë të të hapin probleme duke qenë në terezinë tënde, Rita Ora përfshihet në dosjet e policisë!
Emri i këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora është përfshirë së fundmi në një ngjarje të çuditshme. Mediat britanike raportojnë se policia po kërkon një makinë me targa të personalizuara me emrin ‘Rita Ora’, pasi dyshohet se njerëzit që kanë përdorur atë kanë vrarë një të ri. Bëhet fjalë për babain e dy fëmijëve, Liam Smith, i cili u gjet i vdekur në një rrugë më 24 nëntor, pasi u qëllua për vdekje dhe iu nënshtrua një sulmi me acid.
“Daily Mail” shkruan se policia po vazhdon të kërkojë për informacion mbi krimin dhe publikoi foto të një makine të llojit ‘Mitsubishi Shogun Elegance’ të parë pranë shtëpisë së Smith para vdekjes. Sigurisht Rita Ora nuk ka të bëjë me ngjarjen dhe nuk dihet nëse targat janë inspiruar nga ajo, por kjo ka mjaftuar për tu bërë kryefjalë e mediave të huaja.
Ndërkaq, kanë kaluar pothuajse dy vjet që nga koha kur bota u fiksua nëse ylli i popit Rita Ora dhe partneri Taika Waititi ishin në një lidhje treshe me Tessa Thompson, por këngëtarja më në fund ka folur rreth kësaj. Duke folur për GQ në një intervistë të fundit, Ora i quajti “qesharake fotot virale dhe thashethemet për një lidhje treshe.
Së fundmi, ‘The Sun’ ka zbuluar se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka grumbulluar rreth 13.6 milionë euro fitime gjatë vitit 2022. Artistja zotëron dy kompani, Ora Multi Services Ltd dhe Ora Live Ltd, të cilat mbulojnë muzikën, shfaqjet dhe punën e saj televizive. Ora, është absolutisht një nga artistet më të dëgjuara në botë.