Kjo grua nuk njeh moshë! Modelja 74-vjeçare inspiron me veshjet e saj…
Në moshën 74-vjeçare, Colleen Heidemann po thyen të gjitha stereotipet dhe dëshmon se mosha nuk duhet të përcaktojë mënyrën se si vishemi. Me më shumë se 321,000 ndjekës në TikTok-un e saj, Heidemann shpesh surprizon me veshjet që disa njerëz do t’i quajnë të guximshme për moshën e saj. Gjithsesi, kjo zonjë nuk tregon shenja ndalimi apo ngadalësimi dhe përgjigjen më të mirë e kishte ndaj njerëzve që e kritikonin për zgjedhjen e veshjeve.
Kjo ish stjuardesë e cila e nisi karrierën e saj si modele në moshën gati 70-vjeçare, është shumë e njohur në rrjetet sociale ku nxjerr në pah trupin e saj të bukur me veshje elegante dhe poston klipe fitnesi dhe bukurie. Nga fundet e shkurtra, te xhinset e grisura, te taka shumë të larta dhe rroba banje, Colleen i dëshmon botës se çdo femër mund të vazhdojë me trendet dhe të duket mahnitëse.
Colleen, e cila është një frymëzim i fuqishëm për shumë, ka një numër të madh fansash që e mbështesin dhe e mbulojnë me komplimente për besimin dhe ekuilibrin e saj. Për shembull, një fanse e lavdëroi atë, duke i thënë:
Ti je mahnitëse dhe padyshim PA MOSHË.
Megjithatë, Colleen zbuloi se kritikohet edhe për atë që vesh, dhe këto komente negative i adresoi përmes një videoje ku duket mahnitëse teksa modelon një sërë rroba banje. Në videon që ajo përmend, “Këto rroba banje nuk janë të përshtatshme për moshën”, është ajo që thonë ata.” Më pas shtoi ajo. ”Unë them: Vish atë që të bën të ndihesh mirë!”