Partnerja e Salsano Rrapit zbulon detaje të pathëna nga marrëdhënia e tyre si çift: Jemi martuar katër herë…

vovalbania January 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partnerja e Salsano Rrapit zbulon detaje të pathëna nga marrëdhënia e tyre si çift: Jemi martuar katër herë…

Bashkëshortja e Salsano Rrapit, Erjona Kakeli ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me aktorin, ku ka zbuluar dhe disa detaje të pathëna më parë për lidhjen e tyre.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, Erjona tregoi se ajo dhe Salsano janë martuar plot katër herë më njëri-tjetrin, dhe në të gjitha herët ka qenë ndryshe.

Pjesë nga intervista:

Rudina: Më thuaj pak, pse e latë kaq gjatë për të bërë celebrimin, për t’u martuar zyrtarisht?

Erjona Kakeli: Atëherë, celebrimi është bërë më përpara.

Rudina: Për të veshur fustan të bardhë, 4 ceremoni. Atëherë tek e para çfarë keni bërë?

Erjona Kakeli: Te e para ka qenë surprizë shokësh, fejesa. Unë vetëm vello të bardhë kam pasur dhe shoqëria e Salsanos dhe e imja në Elbasan që nuk e di, a mund ta përmend, por Gaz Laloshi, emrin do ta përmend, por kompaninë e vet s’po e përmend, më bënë një surprizë dhe më marrin edhe me pajton, domethënë ajo quhet fejesë, dasmë, nuk e di, i ka të gjitha bashkë.

Rudina: Bukur. Në ceremoninë e dytë?

Erjona Kakeli: Në ceremoninë e dytë ishte celebrimi që kanë qenë gocat pjesëmarrëse, por u bë pak fshehtë, ashtu siç kemi dëshirë ne, mos t’i bëjmë gjërat shumë të mëdha.

Rudina: Në ceremoninë e tretë?

Erjona Kakeli: Ceremonia e tretë, më fal, ajo e dyta është e treta.

Rudina: Celebrimi pra u bë në të tretë. Çfarë ka ndodhur në të dytën?

Erjona Kakeli: Por celebrimi i u bë pas dy vitesh që Salsano u ul në gjunjë dhe më tha “a dëshiron të martohesh me mua?” Domethënë në të dytën të është ulur në gjunjë dhe të ka bërë propozimin që të kishte marrë ndërkohë njëherë me pajton.

Nuk e di, nuk numërohen martesat tona. Më duket sikur jam martuar me 4 të ndryshëm. E kisha shumë qejf në fakt sepse Gaz Laloshi ngaqë më quan motër kishte shumë qejf të më vishte me fustan të bardhë që ndodhi momenti i katërt. Qëllova që mbeta shtatzënë me vajzën e dytë dhe thashë unë nuk martohem, nuk vesh fustan të bardhë, nuk bëj festë nëse nuk pi unë dhe të tjerët bëjnë qejf dhe unë vetëm shoh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE