Bill Gates optimist më shumë se kurrë për të ardhmen e njerëzimit!
Bill Gates shpenzon shumë nga koha e tij duke folur për kërcënimet ekzistenciale globale, siç janë ndryshimet klimatike ose pandemitë e ardhshme që mund të prekin botën. Megjithatë, bashkëthemeluesi i Microsoft është shumë optimist kur flet për të ardhmen e njerëzimit. Gates beson se kushdo i lindur brenda dy dekadave të ardhshme do të jetojë më mirë se ata që kanë lindur në vitet e mëparshme.
Në një intervistë në Institutin Lowy, në Australi, Gates tha:
Unë jam ende shumë optimist dhe mendoj se do të ishte shumë më mirë të lindja në 20, 40 ose 60 vitet e ardhshme sesa në çdo kohë tjetër nga e kaluara.
Pandemia COVID-19 që e futi botën në ngërç, dështimet e qeverive për të përmbushur qëllimet e deklaruara për të adresuar ndryshimet klimatike apo konflikti në Ukrainë, që indirekt ndikon në pjesën tjetër të planetit, e bëjnë Bill Gates që të mendojë se kohët më të mira nuk kanë ardhur ende. Një nga arsyet kryesore që Gates beson se njerëzit do të jetojnë më mirë në të ardhmen janë përparimet që janë bërë në shëndetin publik dhe në përparimet teknologjike. Gates nënvizoi:
Ka gjithnjë e më pak njerëz analfabetë në botë dhe ka shumë mjete për të nxitur inovacionin tonë.
Së fundmi miliarderi i teknologjisë është fotografuar në Australi me një grua “misterioze” ndërsa shihte drejt detit në Sidnei, jashtë Opera House. Dyshja duket se po bënin një tur nëpër qytet dhe janë parë teksa ndalonin për të admiruar pamjet panoramike të portit. Nuk dihet se kush është guraja me të cilën po shoqërohej miliarderi i Microsoft-it, apo natyra e marrëdhënies së tyre.