Bjordi Mezini është shprehur se është i traumatizuar nga lidhjet publike, por mos ndoshta i shpëtoi një detaj?!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Bjordi Mezini është shprehur se është i traumatizuar nga lidhjet publike, por mos ndoshta i shpëtoi një detaj?!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri dhe çdo gjë që lidhet me banorët, si nga jeta profesionale dhe personale, po përflitet në rrjet.

Që në fillim të hyrjes së tij, Bjordi Mezini, ka marrë vëmendjen e të gjithëve për rikthimin e tij epik në këtë format. Gjithesi, ai nuk ka dashur të komentojë shumë rreth jetës së tij private dhe është shprehur se është momentalisht në një lidhje, por nuk dëshiron të përflitet më një lidhje e tij në media. Por vetë dinamika e këtij programi, ka sjellë që shikuesit të jenë mjaft të vëmendshëm dhe kanë arritur të kapin një detaj mjaft interesant.

Ai ka marrë kohën e tij për të përshëndetur të dashurën e tij. Ndër të tjera, ai tha se sa shumë e do atë dhe vajzën e tyre, por e saktësoi se kjo e fundit është macja e tyre Amma. Ky ishte detaji që bëri “diferencën”. Ai ka deklaruar më parë se e dashura e tij është edhe kolegia e tij dhe i është shprehur Oltës se ka një karakter shumë të ngjashëm me të. Duke mbledhur këto informacione, i vetmi person që na vjen në mendje është aktorja Anna Lika. Shikoni pak më poshtë:

Një Anna dhe një Amma të dyja në një foto. Me të vërtetë që Bjordi u tregua mjaft romantik me përshëndetjen e tij, por harroi për një moment që çdo çast i tij brenda në shtëpi survejohet dhe publikut nuk i shpëton asgjë. Gjithashtu edhe Bjordi ka postuar vazhdimisht një mace të ngjashme me atë të Annës, e cila gjithashtu shihet vazhdimisht në supet e tij. Ata gjithashtu kanë punuar së bashku në një projekt. Ndoshta rastësi? Nuk e besojmë, por çdo gjë do të jetë zyrtare në momentin që dyshja pranon ta konfirmojë publikisht lidhjen e tyre të dashurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE