Çështja McGonigal, Berisha: U synua marrja peng e kreut të opozitës!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çështja McGonigal, Berisha: U synua marrja peng e kreut të opozitës!

Edhe konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari demokrat Berisha e shfrytëzoi për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, nën hetim në SHBA edhe për marrjen e mbi 220 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza. Sipas Berishës u synuan veprime kundër opozitës, për të marrë peng kreun e saj.

Ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar, në mburojë të pushtetit të tij të korruptuar. Unë kam denoncuar këtu para jush këtë fenomen, ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen, i cili arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës.

Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj.

SHBA-të udhëheqin me vlerat, parimet dhe lirinë që ato mbrojnë. Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës.

Për qëndrimin ndaj dosjes së Lulzim Bashës, Berisha tha:

Nëse ka një njeri që ka mohuar në mënyrë të vendosur dosjen ruse, ka qenë Sali Berisha. Për katër vite kam hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur burimin rus. Në prill të vitit 2022, i deklaroj Lulzim se ke futur duart thellë në xhepat rusë dhe ndërhyn me Engjëll Agaçin dhe bllokon dosjen, nuk e çon dosjen në Gjykatën e Lartë. E kam denoncuar sigurisht sepse kjo ishte. Më keni dëgjuar të flas për peng-Bashën, kjo ishte që ta marrësh tjetrin peng me dosjen.

Ndërkohë më erdhën mesazhe nga bashkëatdhetarët që më deklaruan se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për Nick Muzin, por se kemi firmosur sikur i kemi dhënë dhe jemi të gatshëm të vijmë në Prokurorinë e Tiranës të deklarojmë nëse e konsideron të dobishme. Pasi kam marrë këto informacione, kam deklaruar se burimi i parave mund të jetë ruse. Dhe i kam kërkuar Bashës të deklarojë burimin e parave.

Doli raporti nga komuniteti i inteligjencës, nga FBI, CIA, shërbimi inteligjent i Pentagonit dhe 30 e ca agjenci inteligjence në SHBA. Ky raport citonte në mënyrë direkte PD-në. Kam kërkuar në mënyrë publike që të bëjë publike burimin e financimit, se kur vjen problemi te një çështje e madhe, që ka implikime shumë më të gjera se personi yt, ti duhet të gjesh integritetin, guximin dhe kurajën që të thuash se nuk kam marrë kurrë. Atëherë dil e thuaj se ku i ke marrë paratë?! Në këtë mënyrë, edhe pse mund të kesh shkelje ligjore, çlirohesh nga një barrë e madhe që e ke detyrim para vendit, para PD-së.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE