Emily Ratajkowski e nervozuar me paparacët: “Më kanë shkaktuar ankth, kam frikë të dal në takime romantike…”!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emily Ratajkowski e nervozuar me paparacët: “Më kanë shkaktuar ankth, kam frikë të dalë në takime romantike…”!

Supermodelja Emily Ratajkowski së fundmi ka shprehur se paparacët ia kanë bërë mjaft të vështirë jetën. Që nga koha kur u divorcua me Sebastian Bear-McClard, modelja është fotografuar në takime romantike me Pete Davidson, DJ Orazio Rispo, Jack Greer, Brad Pitt dhe Eric André, të cilat ajo mendon se paparacët kanë ndikuar në procesin e natyrshëm të njohjes me ta. Emily gjatë episodit të fundit të podcastit ,”High Low” tha:

Unë jam përpjekur të takohem rastësisht dhe të mos lidhem me pranga. Por ka qenë e vështirë ta bëj këtë. Sa herë që shkoj në një takim tjetër, të gjithë e dinë. Pra, djemtë e tjerë me të cilët jam takuar e shohin atë dhe ka qenë disi e vështirë. Më pas janë fotot e mia jashtë për darkë me dikë tjetër. Është e neveritshme. Më ka shkaktuar ankth, ndihem e turpëruar dhe shpesh kërkoj edhe falje. 

Ratajkowski zbuloi se romancat kanë pasur fund të hidhur duke qenë se ka qenë gjatë gjithë kohës në këtë presion të madh. Bukuroshja ka zbuluar në podcast-in e saj se nuk po nxiton për të gjetur një partner dhe se po bëhet gjithnjë e më e frustruar me burrat që mendojnë se duan një grua të fortë të pavarur si ajo, por që në fakt nuk e bëjnë. Duke ndarë mendimet e saj për këtë temë, ajo foli se si burrat mund të frikësohen prej saj dhe se si kjo gjë ndikon në takimin me ta, veçanërisht me ata më pak të suksesshëm se ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE