Kiara nxehet me Luizin: “Luan me mua. Njeri i paqëndrueshëm…”
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.
Megjithatë, pavarësisht afrimitetit të ditëve të fundit, duket se Kiara nuk po ia jep puthjen e shumëpritur Luizit. Debatet mes tyre kanë qenë të shpeshta dhe Kiara duket se ka ndjerë nevojën të shprehet tek Efi për problemet e saj me Luizin.
Me ty nuk kam më punë. E vjen pastaj pas një ore. Nuk e dua më këtë gjë ta them sinqerisht. Çfarë është kjo?! Pa lidhje. Me mua luan ti? Më tha dje që po bëja lojë, nuk ta lejoj më të lozësh. Pa lidhje bën si njësh. Ik ore. Njeri i paqëndrueshëm…