Kriza uli transportin e mallrave/ Nga deti import-eksportet në vëllim u ulën me 20% gjatë 2022!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kriza uli transportin e mallrave/ Nga deti import-eksportet në vëllim u ulën me 20% gjatë 2022!

Statistikat e transportit për vitin 2022 tregojnë se volumi i mallrave te ngarkuara dhe shkarkuara ne porte është ulur ndjeshëm, ndërsa edhe nëpërmjet hekurudhave kane pësuar gjithashtu rënie.

Një rritje te lehte ka pasur volumi i mallrave të transportuara nga ajri. Sa i përket pasagjerëve është transporti ajror ai qe dominon me 80% të lëvizjeve te kryera nëpërmjet fluturimeve, ndërsa transporti hekurudhor është drejt pikës së vdekjes.

Nga ajri janë rreth 2 mijë ton mallra të transportuara në vitin e shkuar duke u rritur me 1,4% në total. Ndërkohë nga portet detare janë rreth 3.8 milion ton mallra të ngarkuara dhe shkarkuara duke u ulur ndjeshëm me 20%, ndërsa edhe ato nëpërmjet hekurudhës kanë pësuar rënie në të njëjtën masë.

Rënia e volumit total të mallrave të transportuara tregon edhe ngadalësimin e rritjes ekonomike si dhe frenimin e konsumit me inflacionin, që arriti në nivele rekord në vitin që lamë pas, edhe pse në vlerë tregtia e jashtme pati rritje të ndjeshme.

Ndërkohë në transportin e pasagjerëve rreth 5.2 milionë prej tyre zgjodhën të fluturojnë nëpërmjet ajrit, rritje me 80% nga një vit më parë, ndërsa 1.4 milionë të tjerë kanë zgjedhur detin për të udhëtuar. Ndërkohë janë 10 mijë pasagjerë që zgjodhën hekurudhat për të lëvizur, rënie me 55% nga një vit më parë.

Sa i përket strukturës së transportit të produkteve shqiptare, 52% bëhet nëpërmjet tokës, ndërsa 47% nëpërmjet detit. Në importe, Shqipëria mallrat i merr më shumë nga portet e saj ndërsa 30% vijnë nga toka dhe forma të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE