Një tjetër dyshe brenda shtëpisë së “BBV” ka keqkuptime midis njëri-tjetrit, shoqëri apo dashuri?!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër dyshe brenda shtëpisë së “BBV” ka keqkuptime midis njëri-tjetrit, shoqëri apo dashuri?!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri.

Dhe kur flasim për raportet me njëri-tjetrin, shumë i spikatur është ai mes Dea Mishel dhe Amos. Dyshja është treguar shpeshherë e afërt, teksa ata e ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që të munden. Mirëpo, duket se ditët e fundit raporti i Dea Mishel dhe Amos ka pësuar një krisje. Amosi është përpjekur të sqarohej në lidhje me një shaka që kishte bërë kunddrejt saj, por mesa duket kjo e fundit nuk ka pranuar një shpjegim nga ana e tij. I mërzitur nga ky deabt, ai e ka diskutuar atë me Oltën dhe Bjordin:

I thashë hajde dhe futu tek dhoma e rrëfimit. Dhe mu shpreh tekstualisht që më sheh si shok. I thashë pse s’ma ke lënë ta kuptoj gjatë kësaj kohe, sepse më ke lëshuar vetëm sinjale të kundërta? Kam patur raste që unë kam qenë i tërhequr dhe me të tjerët e kam folur. Më vjen shumë keq tha, por kështu jam unë.

Më tej, dialogu midis tyre ka vazhduar:

Amos: Ngela në atë moment si qofte.

Olta: Nuk ke pse ngel.

Amos: Këtu nuk je në botën reale, këtu je në Big Brother. 

Bjordi: Edhe mua njëra më thoshte që të kam, të kam shok edhe pastaj…

Amos: Ajo është brenda koherencës së pasigurisë së vet, për këtë e kuptoj. Por nga ana tjetër, të gjitha sinjalet që ka çuar kanë qenë ndryshe.

Olta: Është e dukshme edhe për ne që kemi qëndruar larg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE