Po priste të bëhej baba, shuhet në moshën 25-vjeçare ish-lojtari i Detroit Lions, Jessie Lemonier!
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare Jessie Lemonier, një ish-lojtar i Detroit Lions. Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur ish-skuadra e tij, por detaje për shkakun e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura. Klubi ka shprehur:
Jemi të tronditur dhe të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e ish-lojtarit tonë të Detroit Lions, Jessie Lemonier. Jessie ishte një shok skuadre model dhe një djalosh i ri që u largua shumë shpejt. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij gjatë kësaj kohe të vështirë.
— Detroit Lions (@Lions) January 26, 2023
Agjenti i të ndjerit, Smith, ka zbuluar për “ESPN” se atleti i ri ishte në pritje të një fëmije me të dashurën e tij. Jessie filloi karrierën e tij në NFL me Los Angeles Chargers në vitin 2020. Ai u bashkua me Detroit Lions një vit më vonë.