Burra ndaloni gërhitjen, nëse nuk doni të ulni dëshirën seksuale të partneres tuaj!
Gërhitja po shkatërron jetën seksuale të grave, sugjeron hulumtimi. Ai pengon gjumin, duke i bërë ato të lodhura dhe më pak të prirura për të pasur dëshirë për seks. Edhe në rastin kur ato janë të eksituara, gratë kanë 70 për qind më shumë gjasa të kenë një gjendje që jua bllokon orgazmat. Studiuesi Dr Taylor Kohn tha:
Ne gjetëm një lidhje të fortë midis mosfunksionimit seksual të femrave dhe cilësisë së dobët të gjumit. Të dyja shpesh kalojnë të padiagnostikuara dhe të patrajtuara.
Gjetjet janë nga analiza e të dhënave mjekësore të 3 milionë grave. Ato të cilat kanë probleme me gjumin, që e bën frymëmarrjen të ndalojë dhe të dëgjojnë zhurma gërhitjeje gjatë gjumit, u zbulua se kishin dy herë më shumë gjasa të kishin çrregullim të zgjimit seksual.Një lidhje me çrregullimin e orgazmës së femrave nënkuptonte gjithashtu se shumë prej tyre u përpoqën të arrinin kulmin.
Dhe gratë me pagjumësi kishin dy deri në tre herë më shumë gjasa se mesatarja për të pasur probleme seksuale. Ndërprerja e gjumit mendohet se shkakton një rënie të estrogjenit dhe testosteronit, hormone të cilat janë jetike për dëshirën dhe funksionin seksual. Dr. Kohn, nga Universiteti Johns Hopkins në Maryland, tha:
Gjetjet tona mbështesin nevojën për të njohur marrëdhënien e rëndësishme midis gjumit dhe shëndetit seksual tek gratë.
Problemet e pagjumësisë janë të lidhura me mbipeshën, kështu që mund ajo të lehtësohet duke humbur peshë dhe duke hequr dorë nga alkooli dhe pirja e duhanit. Rikujtojmë se, sipas një studimi të fundit, studiuesit besojnë se kanabisi i bën gratë më të relaksuara dhe rrit dëshirën e tyre, gjë që i bën orgazmat më të mundshme. Më shumë se 70 për qind e pjesëmarrësve në studim, si meshkuj ashtu edhe femra raportuan kënaqësi të shtuar seksuale pas përdorimit të kanabisit.