Kanë thyer një nga rregullat e “BBV2”, ja cili është dënimi që Vëllai i Madh ka vendosur për Luizit dhe Oltës!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i “Big Brother VIP 2”, teksa Arbana ka dhënë edhe dënimin e parë për dy nga banorët, të cilët janë Luizi dhe Olta. Kjo ka ndodhur për shkak se të dy kanë thyer një nga rregullat e spektaklit, ku absolutisht nuk duhet të flasin me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet. Vëllai i Madh ka vendosur që për një kohë të pacaktuar Olta dhe Luizi nuk do të kenë buxhet personal, pra do të jenë në dorën e banorëve të tjerë për t’u treguar zemërgjerë dhe për t’i ndihmuar me ushqime.