“Parajsa” e nomadëve digjitalë! Shqipëria do ofrojë lehtësi për ata që punojnë online

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Parajsa” e nomadëve digjitalë! Shqipëria do ofrojë lehtësi për ata që punojnë online

Qeveria shqiptare parashikon përmes ‘agjendës digjitale’ që brenda vitit 2025 do të krijojë lehtësi për nomadët digjitalë duke e shndërruar Shqipërinë në një ndër vendet më tërheqëse në rajon.

 “Një nomad paguhet duke filluar nga 4000 euro deri në 7000 euro, me këto shifra të larta sigurisht që do ndihmonte ekonominë”.- tha Tomi Kallanxhi- IT

Këtë vit media prestigjioze dedikuar turizmit “Travel of Path” ka renditur Shqipërinë si shteti më i zgjedhur prej nomadëve nga SHBA-ve. Europa mbetet destinacioni i preferuar i të huajve që punojnë online duke udhëtuar vazhdimisht,por që rritja e çmimeve për shkak të luftës po iu kthen sytë drejt vendit tonë që e klasifikojnë si vendi më i mirë edhe për shkak të kostove jo të larta.

“Kanë filluar të vijnë për shkak të klimës, çmimeve të ulëta, kuzhinës së mirë… megjithatë ne jemi në konkurrencë e duhet të marrim shembull nga Estonia”.- tha Tomi Kallanxhi- it

Izolimi për shkak të pandemisë e rriti edhe më shumë rëndësinë e punës së pavarur nga vendndodhja, kryesisht në profile si programues, grafik design, marketing digjital etj, por specialistët e IT-së vlerësojnë se shteti duhet të shtrijë më gjerë shërbimet e telekomunikacionet.

“Nomadë kemi kryesisht në Tiranë dhe Durrës, në qytete të mëdha, sepse këtu ka edhe internet të shpejtë, ndërsa po të shkosh në Tepelenë nuk ke valë. Kjo duhet të rregullohet”.

Ky moment,  mendojnë ekspertët e teknologjisë duhet shfrytëzuar nga shteti me hartimin e politikave mbështetëse për të joshur nomadët digjitalë që të konkurrojnë vendet e rajonit.

“Për shembull qytete të vogla me këtë hapësirë të re i japin frymëmarrje vendit. Një ide mund të ishte që për shembull bashkia Pogradec të ofronte shtëpi falas për nomadin dhe familjen e tij që atë pagesë të lartë që merr do ishte një ndihmesë e madhe për bizneset e zonës”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE