Pas publikimit të librit ‘Spare’ ja se çfarë pritet të ndodhë me jetën e Princ Harry!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas publikimit të librit ‘Spare’ ja se çfarë pritet të ndodhë me jetën e Princ Harry!

Princ Harry, pas publikimit të librit të tij të titulluar ‘Spare’, është bërë personazhi më i përfolur i familjes mbretërore dhe jo vetëm. Të gjithë po pyesin nëse ai do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e babait të tij, Mbretit Charles. Ndërkohë që nuk është dhënë një përgjigje zyrtare për ketë çështje, Princi Harry është duke përgatitur daljen e tij të radhës.

Në veçanti, ai do të jetë në konferencën e organizatës “Better Up” në San Francisko, më 7 dhe 8 mars. Duka i Sussex-it do të jetë në mesin e të ftuarve të famshëm që do të flasin për shëndetin mendor, duke përfshirë Issa Rae, David Chang, Robin Arzon dhe Adam Grant.

Paraqitja e tij në konferencë do të jetë paraqitja e tij e parë profesionale që nga botimi i librit të tij më 10 janar, në të cilin ai ka folur për betejat e tij për shëndetin mendor pas vdekjes tragjike të nënës së tij, Princeshës Diana. Ajo që ka marrë shumë vëmendje në “Spare”, është pjesa ku Harry ka treguar se është rritur pa afeksion nga babai i tij Charles. Ndërkaq, Meghan Markle ka shprehur gjithmonë shqetësimet se libri i Princ Harry mund të shkaktonte probleme.

6 dhoma gjumi, 7 banjo, palestër, teatër, bar, bibliotekë, sallë lojërash, pishinë, garazh për 5 makina, kopsht perimesh, agrume, lëndinë dhe madje edhe një kotec pulash. Kjo është vila luksoze në Montecito, dy hapa nga qendra e Santa Barbara-s në Kaliforni, ku u filmua seriali dokumentar mbi princin Harry dhe Meghan i transmetuar në Netflix. Vila në serialin dokumentar nuk është ajo ku ata jetojnë, megjithëse vendbanimi i tyre është vetëm 9 minuta nga shtëpia mbretërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE