Trajneri i Al Nassr ‘qetëson’ fansat, Ronaldo do të rikthehet në Europë!
Zero gola në dy paraqitjet e tij të para zyrtare, ku përfshihet edhe humbja në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite.
Ndikimi i pranisë së Cristiano Ronaldos në fushë me fanellën e Al-Nassr nuk ishte ai që tifozët e kësaj skuadre shpresonin.
Portugezi është ende në kërkim të golit të parë të vërtetë (ka shënuar dy herë në miqësoren me PSG-në, që kanë vetëm vlerë statistikore), megjithatë komplimentet dhe vlerësimet nuk vonojnë të shfaqen për CR7.
Rudi Garcia, trajneri i Al Nassr, që pas eliminimit në Superkupë nuk kishte kursyer kritikat ndaj 38-vjeçarit (më 5 shkurt), ndryshon qëndrim 180 gradë.
Sipas francezit, ndalesa në Arabinë Saudite nuk do të jetë e fundit në karrierën e ish-lojtarit të United, Realit e Juventusit, i cili është i destinuar të kthehet në “habitatin e tij natyror”, pra në futbollin evropian.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk do ta mbyllë karrierën tek Al-Nassr, por do të kthehet në Evropë.”
Fjalë që bien ndesh pak me deklaratat e bëra nga vetë Ronaldo në konferencën për shtypin të prezantimit, duke deklaruar se përvoja e tij në Evropë tashmë kishte përfunduar.
“Shumë klube në Evropë u përpoqën të nënshkruanin me mua. Në Brazil, Australi, SHBA dhe Portugali. Por unë i dhashë fjalën këtij klubi. Në Evropë, puna ime është kryer, kam fituar gjithçka. Jam i lumtur që mora këtë vendim për jetën time”.