Erdhi përgjigja që të gjithë prisnim, Kiara Tito deklaron më në fund se është në dashuri!
Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht tërësisht kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.
Nëpërmjet një zarfi të bardhë gjatë mbrëmjes së djeshme është luajtur një lojë anonime, ku çdo banor ka patur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpi. Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë kësaj periudhe. Një pyetje mjaft pikante i është drejtuar Kiarës, e cila u pyet nëse ka rënë në dashuri apo jo.
Më tej, duke u shprehur shumë shkurt dhe thjesht, ajo ka thënë:
Deri diku.
Ky reagim është pritur shumë mirë nga Luizi dhe është ndjerë shumë falenderues. Pak kohë më parë, Kiara i ka kërkuar pak distancë Luizit, ky i fundit u detyrua të qëndrojë larg saj për disa orë, pasi ai dhe Efi qëndruan në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë siç u tha Vëllai i Madh. Fill pas kësaj sfide, marrëdhënia e dy protagonistëve është bërë akoma edhe më e ngushtë dhe dashurisa midis tyre po konkretizohet.