Hyri mes çiftit, bashkëshortja e Keita Balde ofendon publikisht Wanda Nara-n!
Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se Wanda Nara është duke u takuar me Keita Balde, një ish-koleg të Mauro Icardit që aktualisht luan me Spartakun e Moskës. Ndërkaq, Balde është martuar vetëm 7 muaj më parë. Pas këtyre zërave që qarkullojnë lartë e poshtë ka ardhur edhe reagimi i Simona Guatieri, bashkëshortes së futbollistit. Bukuroshja duket se “thumbon” Nara-n duke e cilësuar atë madje një ‘grua lopë’. Për më shumë ajo ka shkruar:
Ka gra serioze, të ndjeshme, të sinqerta, sensuale. Këto gra kanë erë të pastër. Ka edhe nga ato gra që në zhargonin italian quhen ‘lopa’.
Tani mbetet të presim për reagimin e Wanda Nara-s. Ndarja e bujshme mes Nara-s dhe Mauro Icardi është bërë kryefjala e mediave kohët e fundit. Ndërkaq, modelja së bashku me avokaten e saj Ana Rosenfeld thuhet se janë duke hartuar letrat që do t’i japin fund martesës 8-vjeçare.
Së fundmi, modelja e njohur e ftuar në një emision italian la të kuptohet se faktor i ndarjes me Icardin ishte mosbesnikëria e futbollistit. Ndërkaq, ylli televiziv u shpreh se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohoi thashethemet e supozuara që flisnin për flirtimet me reperin 22-vjeçar L-Gante.