“Kur të dalim jashtë…”, kalon në tone kërcënuese debati mes Luizit dhe Oltës!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kur të dalim jashtë…”, kalon në tone kërcënuese debati mes Luizit dhe Oltës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Debati mes Luizit dhe Oltës agravoi edhe më tej, duke kaluar në kërcënime. Pas komentit të Luizit, që e cilësoi si femër pa moral, Olta i tha atij që do kenë shumë punë bashkë, brenda dhe jashtë. Ajo shtoi se koha është shumë e shkurtër brenda dhe se jashtë do flasin sërish bashkë. Luizi i tha asaj, se fusha jashtë është e tij.

Olta: Ah çfarë i ke bërë vetes me këtë që the… nuk ta harroj këtë… derisa mua të më dalë inati, nuk kam për ta harruar…

 

Përplasje të forta pati mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Oltës në oborr. Dy konkurrentët, kaluan në ofendime të rënda me njëri-tjetrin dhe kjo nisi kur Olta i tha Luizit se është e vetmja banore që e përballon atë në debat. Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë.  Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente. E revoltuar Olta u shpreh gjithashtu ndaj Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65253 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE