Një miqësi e vërtetë… Ja çfarë i ka kërkuar Luizi produksionit për Efin!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga personazhet më të përfolura është Luiz Ejlli. Duket se aktori ka shumë që e përkrahin lojën e tij e mes tyre është dhe një banore e shtëpisë e cila që prej fillimit ka treguar se është përkrah tij dhe siç është shpehur është në ‘Grupin Lui’. Bëhet fjalë pikërisht për Efin. E duket se mes tyre ka lindur një miqësi shumë e mirë, aq sa disa orë më parë këngëtari i tha kësaj të fundit se ka kërkuar që bileta e tij të shkojë për Efin, pasi kjo e fundit nuk ka një të tillë që prej ndarjes nga Mikela.
Këtë kërkesë Luizi ia ka bërë produksionit dhe po pret konfirmimin prej tyre.
Luizi: Duhet të më sjellin konfirmimin ose do ta them nesër në Prime.
Efi: Po hajde o burrë.
Luizi: Nuk po ta ndjell se del nesër për Zotin.
Efi: Jo mo jo, nuk po them atë, nuk ka lidhje.