Zënkë e ashpër në “BBV2”! Për çfarë debatuan Amos Muji Zaharia dhe Armaldo Kllogjeri?!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Zënkë e ashpër në “BBV2”! Për çfarë debatuan Amos Muji Zaharia dhe Armaldo Kllogjeri?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pas përfundimit të lojës së djeshme anonime, ku çdo banor kishte të drejtë të bënte 15 pyetje në fshehtësi, në shtëpi pati shumë debate dhe diskutime. Secili prej tyre nisi të dyshonte rreth personave që mund t’i kishin bërë ato pyetje. Mesa duket Amosi kishte një pakënaqësi kunddrejt komenteve të lojës të bëra nga Armaldo, ku mes tyre pati një debat paksa të ashpër. Ata debatuan pasi Amosit nuk i kishte pëlqyer një koment që ai kishte bërë rreth alkoolit.

Debati vazhdoi mes tyre:

Armaldo: E bëri Amosi për një lekë ajo shparë.

Amos: Pse, si?

Armaldo: Po dhe kishte të drejtë.

Amos: Maestro po e kruan shumë. Ta them seriozisht.

Armaldo: Pse? Unë po jap mendimin tim.

Amos: Po e kruan shumë edhe kaq po të them. Kujdes me atë komentin për alkoolin.

E ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” në Top Channel ndër të tjerë ishte edhe ish banorja e “BBV2”, Mikela Pupa. Tema e rubrikës ishte rreth historive të dashurisë që duket se po krijohen brenda shtëpisë së “BBV2” mes Luizit dhe Kiarës dhe Amosit me Dea Mishel. Gjatë debatit Mikela ka treguar edhe një sekret që Dea Mishel i kishte rrëfyer brenda shtëpisë, ku u shpreh se Dea ka një lidhje të lënë pezull jashtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE