Indian Wells “shuan” shpresën e Djokovic, SHBA mban masat anti-covid deri në maj!
Australia vendosi që të ndryshonte rregullat për turneun e tenisit, për të lejuar dhe sportistët e pavaksinuar, duke i kirjuar mundësinë Novak Djokovic që të merrte pjesë, por diçka e tillë duket se nuk do të ndodhë në Amerikë. Serbi u rikthye triumfator në Melbourn, por pjesëmarrja e tij në Indian Wells, së paku për momentin mbetet e pamundur. Mediat raportojnë se për tenistin ka ardhur një tjetër përgjigje negative nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vendosur që të lënë në fuqi rregullat kundër Covid deri në muajin mars.
Në të tilla kushte do të ishte e pamundur për ‘Nole’ që të marrë pjesë në turneun e marsit. Drejtori i Turneut të Open Indian Wells, Tommy Haas tha se organizatorët po bënin gjithçka që mundeshin për të ndihmuar Djokovicin të konkurronte në këtë event.
Serbi arriti që të fitonte Grand Slamin e 22-të në Australi, teksa tashmë synon që të thyejë këtë rekord, pasi aktualisht të njëjtin numër turnesh ka arritur që të fitojë edhe Rafael Nadal. Nërkohë, Grand Slam-i i radhës zhvillohet në Paris, me turneun Roland Garros që është I preferuari i Nadal dhe aty serbi do të kërkojë edhe të parakalojë me tituj spanjollin.