Loja e banorëve të edicionit të dytë të “Big Brother VIP” parë nga sytë e Balina Bodinakut!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Loja e banorëve të edicionit të dytë të “Big Brother VIP” parë nga sytë e Balina Bodinakut!

Balina Bodinaku ka qenë një nga opinonistet e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”. Edhe pse këtë edicion ajo nuk është më në rolin e opinonistes, ajo shpesh shprehet në rrjetet e saj sociale duke dhënë mendimin e saj mbi banorët e këtij viti. E ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Balina na ka treguar si e sheh lojën e tyre…

Si e sheh Balina lojën e Olta Gixharit?

E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar.

Nga ana tjetër, Balina ka shprehur dhe pëlqimin e saj ndaj një banori, Luizit…

Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë. Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet. Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale.

Po për marrëdhënien romantike që po zhvillohet mes Kiarës dhe Luizit çfarë mendon opinonistja?

Kiara nuk po i jep shumë siguri atij. Luizi duhet të shohë lojën e tij tani. Unë e shoh sikur ai çdo gjë që thotë ose bën, nuk është rastësisht. Shikoj një lojë të Kiarës bazuar vetëm tek Luizi, kam filluar të dyshoj nëse ajo ka një lojë të saj. Duket sikur loja e saj është Luizi.

Balina ka shprehur gjithashtu dhe mendimin e saj dhe pëlqimin që ka për lojën e Efit. Ja si e komenton ajo…

Më pëlqen Efi si luan. Ajo luan fort, pavarësisht se është e pozicionuar në grupin e Luizit. Por edhe strategjikisht luan mirë. Ndoshta qëllimi i saj nuk është të fitojë, por ajo luan për veten e saj.

Po për opinonisten e re të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, çfarë ka për të thënë ajo?

Është pozicion i vështirë. Është kolltuk i vështirë për t’u mbajtur, por Zhakut nuk ia kisha merakun. Është e vështirë të thuash mendimin tënd dhe të kuptosh sa presion ke nga jashtë. Zhaku më ka shkruajtur dhe ka thënë: “Shpresoj të të zëvendësoj denjësisht”.

Cili “Big Brother VIP” i pëlqen më shumë Balinës, ky edicion apo ai i kaluari?

Jam shumë e afeksionuar me shtëpinë e parë. Ka qenë shumë agresiv ky edicion, ndoshta ka ndikuar se kanë qenë akoma të freskët nga “Big Brother” i parë. Më duket loja pak më e centralizuar dhe agresive tani, ndryshe nga vjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE