2 deri në 4 orë në ditë me kokën ulur në telefon?! Ja se çfarë po i shkakton qafës!

vovalbania February 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2 deri në 4 orë në ditë me kokën ulur në telefon?! Ja se çfarë po i shkakton qafës!

Qëndrimi për një kohë të gjatë pas celularit mund të bëjë një ngarkesë prej 27 kilogramësh presion në shpinë cervikale, sa pesha e një fëmije 7-8 vjeç. Ky studim u kryer vite më parë nga kirurgu Kenneth Hansraj, në spitalin e ”Neë York Spine Surgery and Rehabilitation Medicine”. Mesatarisht, ne kalojmë 2 deri në 4 orë në ditë me kokën ulur në telefonat tanë, për të shkruar, lexuar ose luajtur.

Në një vit bëhen 700-1400 orë stres cervikal, të cilat bëhen 5000 në rastin e subjekteve veçanërisht në rrezik, të cilët kalojnë shumë kohë në celularët e tyre ose të përkulur mbi libra. Me kalimin e kohës, ky zakon dikton një qëndrim të përkulur përpara, i cili mund të përfundojë duke dëmtuar shtyllën kurrizore. Pesha e vendosur në qafë varet nga pjerrësia e supozuar e kokës.

Një kënd prej 15 gradë është i barabartë me 12 kilogramë dhimbje, 30 gradë 18 kg, 45 gradë 22 kg dhe 60 gradë 27 kg. Hansraj pranon se përdorimi i teknologjive të reja nuk mund të shmanget. Por dëmtimi i shtyllës kurrizore mund të parandalohet duke mbajtur një pozicion të saktë të kokës, me veshët në linjë me shpatullat. Ekzistojnë edhe ushtrime të thjeshta për të lehtësuar dhimbjen dhe për të relaksuar qafën.

Në këtë artikull ne ju tregojmë disa mënyra të lehta dhe të shpejta se si ta evitoni këtë problem që prek një numër shumë të madh njerëzish. Sipas ekspertëve një nga armiqtë kryesorë të kësaj dhimbje është edhe gjumi i keq i natës. Këtu përfshihet si pozicioni i fjetjes ashtu edhe jastëku që përdorni për të vendosur kokën. Disa nga pozicionet më të përhapura të fjetjes janë shumë të dëmshme për qafën, e sidomos për personat që kanë probleme me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE