Donte të vriste mbretëreshën e ndjerë Elizabeth, 21-vjeçari pranon akuzat!

vovalbania February 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donte të vriste mbretëreshën e ndjerë Elizabeth, 21-vjeçari pranon akuzat!

Një ish-punonjës supermarketi, i cili dyshohet se kishte planifikuar të vriste Mbretëreshën Elizabeth me një hark, ka pranuar për herë të parë akuzat. Jaswant Singh Chail, 21-vjeç, u arrestua në ditën e Krishtlindjeve në rezidencën private të Mbretëreshës Elizabeth, Kështjella Windsor.

Chail, nga Southampton, Hampshire, thuhet se i tha një oficeri të mbrojtjes: “Unë jam këtu për të vrarë Mbretëreshën”, përpara se të vihej në pranga dhe të arrestohej. Ai pranoi se kishte ndërmend të lëndonte ose trembte Mbretëreshën e ndjerë.

Në kohën e arrestimit të tij Chail ishte 19 vjeç, i papunë, por më parë kishte punuar në një supermarket Co-op, ndërsa jetonte me prindërit dhe motrën e tij në Hampshire. Gjykatësi Jeremy Baker tha se Chail do të dënohet më 31 mars, pasi gjykatësit t’i dërgohet një raport psikiatrik që vlerëson fajësinë e tij.

Rikujtojmë, se shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth ishte mosha e thyer e saj. Elizabeth II ndërroi jetë në orën 15:10 me orën lokale në Kalanë Balmoral në Skoci. Vdekja u regjistrua në 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë. Elizabeth ishte mbretëresha me kohën më të gjatë në fron në historinë britanike. Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas statistikave më shumë se 26 milionë persona ndoqën shërbimin funeral të mbretëreshës në Westminster Abbey. Kjo e bëri atë një nga audiencat më të mëdha televizive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE