Nëse jeni të paduruar të dini rezultatin që do të keni tek muskujt tuaj me nisjen e palestrës jeni në artikullin e duhur!

vovalbania February 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse jeni të paduruar të dini rezultatin që do të keni tek muskujt tuaj me nisjen e palestrës jeni në artikullin e duhur!

Sa kilogramë muskuj vërtet mund të shtojë dikush brenda një muaji? Sebastien Lagree, bodybuilder i njohur, thotë se mund të shtoni gjysmë kilogramë apo një kilogram muskuj në muaj. Sipas tij, kjo është shumë e mundshme të arrihet, nëse bëni ushtrime me pesha. Ju mund të shtoni deri në 7 kilogramë muskuj brenda vitit të parë në mënyrë natyrale.

Lagree e specifikon këtë që kjo sasi e muskujve shtohet brenda vitit të parë të ushtrimeve fizike, pasi fillestarët e palestrës janë më shumë të prirur të përjetojnë rritje të dukshme të muskujve krahasuar me veteranët e palestrës. Duke qenë kureshtarë dhe skeptikë në konstatimin e Lagree-s, ‘Muscle & Fitness’ kanë kryer hulumtime më të hollësishme dhe kanë konstatuar po të njëjtën gjë, brenda një muaji mund të shtoni deri 1 kilogramë muskuj, përkatësisht 1.5.

Ndërkaq, që të keni muskuj të barkut, ju duhet të angazhoheni shumë. Është e vështirë, por e arritshme. Çfarë përqindje të yndyrës në trup duhet të keni që t’ju shfaqen muskujt e barkut? Për meshkujt e moshës 20-30 vjeç, çdo shifër mbi 25% të yndyrës në trup klasifikohet si obezitet. Për meshkujt mbi 40 vjeç, është 28%. 30% yndyrë në trup në përgjithësi konsiderohet shifër e tepërt për të dy gjinitë, ndërkaq ju vendos në fazën e rrezikshme, gjë e cila mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE