Strategji në “BBV”, Luizi këshillon Armaldon!
Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Loja po bëhet çdo ditë edhe më e fortë, ndaj banorët e “BBV” kanë nisur me strategji dhe llogari në nominimet e tyre. Ditën e sotme, në një bisedë me Armaldon, Luizi i thotë se kë të shpëtojë në zinxhir.
Armaldo – Çfarë të bëj nëse janë Valbona, ti, Kiara dhe Efi për të dalë në nominim tre veta dhe unë kam të drejtën të shpëtoj njërin.
Luiz – Shpëto Valbonën nuk ke çfarë bën. Po e le atë brenda, ajo është jashtë. Absolutisht jo. Valbonën shpëtoje.